UBT News

“E gjithë bota demokratike në rrezik, kështu që Perëndimi duhet të përfundojë këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur”

Derisa lufta në Ukrainë po vazhdon, edhe shqetësimet në nëntëshen e Bukureshtit po vazhdojnë të rriten.

Shumë prej tyre shqetësohen se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të ndërmarrë veprime të ngjashme ushtarake kundër tyre, nëse ai rezulton i suksesshëm në Ukrainë. Një nga këto shtete është Estonia.

Duke folur për Sky News, presidenti i Estonisë tha se “e gjithë bota demokratike” është në rrezik më të madh për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet ta përfundojmë këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Alar Karis.

Ai shpjegoi se Estonia po përpiqet të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes ushtarake dhe vendet e tjera aleate do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Pavarësisht kësaj, ai tha se vendi i tij vazhdon të ofrojë mbështetje për Ukrainën, sikurse ndërtimi i spitaleve ushtarake dhe trajnimi i trupave ukrainase. Por ai shtoi se të gjitha vendet duhet të jenë më të shpejta në ofrimin e mbështetjes dhe Estonia “po përpiqet të bëjë më të mirën”./UBTNews/

Exit mobile version