UBT News

E futi të dashurën në prostitucion, kosovari dënohet me 10 vjet e gjysmë burgim e mbi 1 milion franga

10 vjet e gjysmë burgim dhe 1.2 milion franga (1 milion e 220 mijë euro) dëmshpërblim. Ky është vendimi që të martën e ka marrë i Gjykata e Solothurnit në Zvicër, për 28-vjeçarin nga Kosova.

Gjithashtu në dënim përfshihet edhe ndalimi i qëndrimit në Zvicër për 10 vjet pasi ai ta ketë mbaruar vuajtjen e dënimit.

28 vjeçari në vitin 2016-të e kishte njohur një vajzë 16 vjeçare nëpërmjet internetit.

I pandehuri e kishte shtyrë viktimën të kryente prostitucion.

Nëpërmjet këtij aktiviteti ilegal kosovari kishte fituar 1 milion franga.

Nga 2016-ta e deri në vitin 2018-të ai po ashtu kishte prodhuar fotografi dhe video nga viktima dhe kishte inkasuar para me to, shkruan Radio Televizioni i Zvicrës “SRF” përcjell Klankosova.tv.

Avokatët e kosovarit kishin kërkuar lirimin e tij. Vet i akuzuari tha se dëshiron gjykim dhe vendim fer.

Pala mbrojtëse pritet të apelojë ndaj këtij vendimi, shkruan SRF përcjell Klankosova.tv.

Exit mobile version