UBT News

E futën në “rrjetë”, kush është “xhuxhi” shqiptar që zbrazi vilat e ishullit të famshëm

Mykonos port with boats and windmills at evening, Cyclades islands, Greece

Ai kërkohej si një nga grabitësit më brutalë që vepronte në Mykonos duke “pushtuar” vilat luksoze. Së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ata nuk hezituan të kërcënojnë pronarët e vilave dhe të marrin gjithçka.

Një nga autorët kishte një tipar që i bënte viktimat ta kujtonin. “Gjatësia e tij ishte 1.60”, thotë një oficer policie që ishte marrë me rastin konkret. Tashmë, “grabitësi i shkurtër i Mykonos” është në duart e organeve të rendit.

Ajo që e “tradhtoi” 26-vjeçarin ishte materiali gjenetik i tij i gjetur në një shishe me ujë dhe i ruajtur në bazën e të dhënave të laboratorëve të mjekësisë ligjore.

Në një nga episodet shqiptari kishte hyrë me armë brenda vilës në Mykonos me bashkëpunëtorët e tij duke neutralizuar çiftin, por ishin pikasur nga vajza. “Grabitësi i shkurtër i Mykonos” së bashku me bashkëpunëtorët e tij u larguan pasi goditën çiftin në fytyrë dhe në shpinë.

Grupi i grabitësve mësohet se është përfshirë edhe në sulme të tjera ndaj banesave luksoze në ishull pasi ka dëshmi të tjera të njerëzve që deklarojnë se “njëri nga grabitësit ishte i shkurtër”./ Abcnews.al

Exit mobile version