UBT News

E diela s’do të jetë më ditë pushimi në Mitrovicë, Bahtiri kërkon të anulohet ky vendim

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka marrë vendim që e diela të mos jetë ditë pushimi në Mitrovicë. Kundër këtij vendimi doli i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili në Facebook shkroi se ‘koalicioni i fshehtë’ PDK-LDK në Kuvendin Komunal, e kanë marrë këtë vendim.

Bahtiri theksoi se është në kontakt me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal që ky vendim i dëmshëm të anulohet si i paligjshëm.

“Unë jam në kontakt me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që ky vendim i dëmshëm për qytetarët nga Kuvendi Komunal të anulohet si i paligjshëm.Po në qoftë MAPL-ja e lë në fuqi vendimin e koalicionit LDK-PDK për të punuar të dieleve, atëherë unë nuk mund ta shkeli ligjin duke refuzuar zbatimin e tij.Të gjithë këtyre që për inati politike kanë marrë dhe po marrin vendime në dëm të qytetarëve, do t’ua kallxojmë vendin në zgjedhjet e ardhshme sikurse më 2013 dhe 2017.”, shkroi mes tjerash Bahtiri në Facebook./UBTNews

Exit mobile version