Po vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar ani pse ka vdekur me 16 tetor. Thuhet se Rezidenca e Liam Payne në Florida, e cila kishte një qira mujore prej 9,500 dollarësh, ka rikthyer në treg për qira pas vdekjes tragjike të këngëtarit. Shtëpia, një vilë me pesë dhoma gjumi, ndodhet në Wellington, një zonë ekskluzive në Florida e njohur për aktivitetet e saj me kuaj.
Pas largimit të Liam dhe të dashurës së tij, Kate Cassidy, vetëm disa javë para ngjarjes fatale, rezidenca u rendit në fund të tetorit për një çmim prej 9,950 dollarë në muaj, shkruan DailyMail.
Liam, ish-anëtar i grupit One Direction, dhe Kate, e dashura e tij 25-vjeçare, ishin transferuar në këtë shtëpi verën e kaluar, ata kishin ndarë me ndjekësit momente nga shtëpia e re, përfshirë një video ku Liam krenohej me pamjet e mrekullueshme të rezidencës në stil spanjoll.
Ish-ylli i One Direction u shfaq i lumtur dhe i relaksuar në një video-turne në rezidencën e Wellington, Florida që ndau me Kate, të cilën e postoi në Snapchat vetëm disa javë para vdekjes së tij në Buenos Aires. Rezidenca luksoze ndodhet në një komunitet të mbyllur dhe është e rrethuar nga pemë palme.
Ajo ka pesë dhoma gjumi, gjashtë banja, një pishinë me ujë të kripur dhe ujëvara, si dhe mundësi për aktivitete të tjera si palestër, spa dhe fusha tenisi.
Liam e Kate ishin transferuar në Florida për të kaluar një periudhë më të qetë, por vetëm disa ditë para vdekjes së tij, Liam ra nga një ballkon i hotelit luksoz në Buenos Aires. Raportet sugjerojnë se ka konsumuar alkool e drogë në momentin e incidentit, Kate ishte larguar për Florida dy ditë para ngjarjes. /UBT News/