Republika e Kosovës ka marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale (AI), ku liderë dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje dhe inovacione që do të transformojnë botën.
Në këtë samit për AI, Republika e Kosovës u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani Sadriu.
Osmani ka thënë vlerson teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe sipas saj, Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi.
“Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi”, ka shkruar Osmani.