UBT News

Dyshohet se vrau gjyshin, një muaj paraburgim për të pandehurin

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit D. I.

Dyshohet se rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I., në atë mënyrë që e ka goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndërsa propozimin e mbrojtës për caktimin e ndonjë mase tjetër alternative, e refuzoi, duke e konsideruar si të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës”, thuhet në gjykatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit

Exit mobile version