UBT News

Dyshohet se vodhën para, arrestohen dy shtetas të huaj

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur para nga një tjetër shtetas i huaj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 02:30 në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të huaj, pasi që të njëjtit nga viktima mashkull shtetas i huaj kanë vjedhur një shumë parash”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./UBTNews

Exit mobile version