Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar dy persona me inicialet A.S. dhe R.S., të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ekziston dyshimi se të lartcekurit, gjatë muajve korrik dhe gusht 2021, kanë trafikuar dy viktima të mitura, njëra rreth moshës 15 vjeç, ndërsa tjetra 17 vjeç, në rajone të ndryshme të Kosovës.
“Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh”, njofton prokuroria.