Policia, sot ka informuar se një burrë është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka sulmuar dhe ka kanosur një grua.
Në lidhje me rastin, sipas PK-së, është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.