Dyshohet se një femër në Vushtrri është dhunuar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është shtatzënë.
“Nga reparti i gjinekologjisë në QKUK, është raportuar se një femër kosovare është shtatzëne dhe dyshohet se është e dhunuar. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ku pas tretmanit është intervistuar”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./UBTNews