Një dron ukrainas sulmoi një depo nafte në rajonin kufitar rus të Bryansk, ka pohuar guvernatori lokal.
Nuk pati viktima pas sulmit në objektin pranë qytetit Klintsy, në pronësi të kompanisë ruse të naftës Rosneft, megjithëse një rezervuar u dëmtua pjesërisht, tha guvernatori Alexander Bogomaz në një mesazh në Telegram.
Pretendimet e tij nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Moska kohët e fundit ka pohuar se Ukraina ka nisur sulme të shumta me dronë në tokën ruse, duke përfshirë një që dyshohet se synonte Kremlinin./UBTNews/