Lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut është i fundit në një seri testesh të kryera në më pak se dy javë. Ai vjen vetëm disa ditë pasi SHBA vendosi sanksione të reja ndaj vendit, përcjell UBT News.
Koreja e Veriut gjuajti dy raketa të paidentifikuara drejt oqeanit në brigjet e saj lindore të hënën, tha ushtria e Koresë së Jugut. Ndërsa roja bregdetare e Japonisë konfirmoi lëshimin e të paktën një rakete.
Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut thanë se raketat u hodhën nga një zonë pranë aeroportit Sunan të Koresë së Veriut, aeroporti ndërkombëtar që i shërben kryeqytetit të vendit.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë lloj rakete u hodh të hënën. Por zyrtarët e Koresë së Jugut dhe Japonez thanë se zbuluan një lëshim të mundshëm të raketës balistike nga Veriu.
Koreja e Veriut kreu tre teste të tjera këtë muaj, dy prej të cilave përfshinin “raketa hipersonike”./UBTNews/