UBT News

Dyshohet se forcat ruse po përgatisin qytetin Kherson për festimet e 9 majit

Kryetari i Këshillit Rajonal të Khersonit ka thënë se rusët që po pushtojnë zonën janë duke bërë plane për festimet e 9 majit.

Ata po i bëjnë qytetarët “të mësojnë parullat, këngët, vallëzimet”, tha Oleksandr Samoylenko për agjencinë e lajmeve në Kiev, Unian. “Por sot ata do të duhet të importojnë aktorë nga Krimea ose nga rajone të tjera. Sepse aktorët e Khersonit nuk pranojnë të marrin pjesë në këto fantazmagori”.

Samoylenko tha gjithashtu se ndërsa situata në qytetin e Kherson “mbetet pak a shumë e qetë”, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesën tjetër të rajonit./UBTNews/

Exit mobile version