UBT News

Dyshohet se forcat ruse po pengojnë më shumë se 1000 makina të civilëve ukrainas që të evakuohen

Më shumë se 1,000 makina që transportonin ukrainas janë penguar të kalojnë në territorin e kontrolluar nga Ukraina në Zaporizhzhia, sipas administratës ushtarake rajonale atje.

Administrata tha të premten në Telegram se makina plot me njerëz që përpiqeshin të evakuoheshin ishin bllokuar në një pikë kontrolli rus në qytetin Vasylivka, duke shtuar se ata janë aty për 4 ditë rradhazi dhe se aty ka shumë gra e fëmijë të cilëve iu ka mbaruar ushqimi dhe uji.

Një video e postuar në Telegram nga Qendra për Komunikime Strategjike dhe Sigurinë e Informacionit të qeverisë së Ukrainës tregon një varg të gjatë makinash në anë të një rruge./UBTNews/

Exit mobile version