Policia e Kosovës njofton se dyshohet që është dhunuar një femër në Lipjan. Sipas raportit të Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur të martën.
“Ankuesi mashkull kosovar (me 24.11.2020-02:00) ka raportuar se dyshohet që viktimën femër kosovare, e ka dhunuar i dyshuari mashkull kosovar”, njofton Policia.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë”, thuhet në raport./UBTNews