UBT News

Dyshohet se dy të mitur kanë vjedhur në një shtëpi në Vushtrri

Një person ka raportuar në Polici se dy të mitur dyshohet se kanë vjedhur në shtëpinë e tij në Vushtrri.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe pas sigurimit verbal të urdhëresës nga gjyqtari është kryer bastisje në dy lokacionet e dyshuara, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyr dy dyshuar të mitur të cilët nga dy kasaforta të metalta kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe pas sigurimit verbal të urdhëresës nga gjyqtari është kryer bastisje ne dy lokacionet e dyshuara mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./UBTNews

Exit mobile version