UBT News

Dyshohet se burri vrau gruan në Llaushë të Skenderajt

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Llaushë të Skenderajt. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dyshohet që bashkëshorti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.

“Sot, rreth orës 13:40, policia në Skenderaj, ka pranuar informacion për një plagosje nga arma e zjarrit e ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt. Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, njofton PK-ja.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja. Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML./UBTNews

Exit mobile version