Faqja zyrtare e shkollës fillore të mesme të ulët “Shaban Shala” në Podujevë ka lajmëruar se punëtorët që janë duke punuar në renovimin e çatisë së shkollës kanë identifikuar disa mjete që sipas tyre dyshohet se jane lëndë shpërthyese.
Sipas njoftimit të ShFMU “Shaban Shala”, derisa organet kompetente ta bëjnë verifikimin e objektit të shkollës, nuk do të mbahet mësimi. Për informata shtesë do njoftoheni me kohë./UBTNews/