UBT News

Dyshohet për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

Policia e Kosovës ka pranuar një telefonatë anonime përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Në një përgjigje nga PK-ja për UBTNews bëhet e ditur se Policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

“Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version