Një zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj është arrestuar nga Policia.
I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ka falsifikuar dokumentin zyrtar.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuarit mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dyshohet se ka falsifikuar dokumentin zyrtar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.