UBT News

Dyshohet për dhunimin e një femre, ndalohet për 48 orë një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një femër. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në IML ndërsa i dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version