UBT News

Dyshimet për keqpërdorim? Hajdari: Nuk e di që jam nën hetime

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari deklaroi se nuk ka informata që është nën hetime.

Ajo shtoi se nuk është ftuar në intervistim nga Prokuroria.

“Unë nuk jam ftuar asnjëherë nga askush për ndonjë hetim… Jo, nuk e di (që jam nën hetime)”, tha ajo.

Kështu u shpreh ajo pas realizimit të verifikimin periodik të peshoreve shumëtonëshe në mullirin “Albatros” në fshatin Torinë.

Së fundmi është raportuar se ministrja Rozeta Hajdari është duke u hetuar nga task-forca antikorrupsion në Policinë e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Hajdari dyshohet se ka keqpërdorur rezervat shtetërore, në lidhje me blerjen e miellit dhe vajit dhe se është dëmtuar buxheti i shtetit.

Exit mobile version