Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë njoftuar se kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në kuadër të emergjencave në QKMF Kaçanik dhe Hani i Elezit për produkte medicinale, furnizimet janë realizuar nga ShSKUK.
“Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022) 1. Ringer sol 500 copë,2. NaCl 500ml 700 copë, 3. Kanilla 22G 1000 copë, 4. Hyoscine amp. 120 copë. Nga QKUK per QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022) 1. NaCl 500ml 500 copë, 2. Hyoscine amp. 60 copë dhe Metoclopramide amp. 150 copë. Po ashtu, sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes. Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kaçanikut, në mënyrë që t’iu ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë”, thuhet në njoftim.