UBT News

Dyshime për raste me COVID-19, ndërpritet mësimi në një shkollë të Dragashit

Për shkak të dyshimeve për disa raste me COVID-19 në shkollën “Ruzhdi Berisha” në Dragash, sot s’do të mbahet mësimi.

Komuna e Dragashit njofton se ditët e humbura do të zëvendësohen ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor.

“Pas takimit të task forcës për arsim në Dragash , konsultimit me task forcën e shkollës dhe rekomandimeve të IKSHP u vendos që nesër të ndërpritet procesi mësimor në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash me datë 19.10.2020 deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK-ja që pritet të arrijnë nesër pasdite.Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor.”, njofton komuna e Dragashit.

Po ashtu u bë e ditur se u bë dezinfektimi i objektit të shkollës “Ruzhdi Berisha”./UBTNews

Exit mobile version