UBT News

Dyshime për krime lufte në Istog, arrestohet një boshnjak

Policia e Kosovës me autorizim nga Prokuroria Speciale, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me krimet e kryera nga forcat e armatosura të Serbisë gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë.

Sipas Policisë, në vazhdën e hetimeve të zhvilluara dhe intervistimit të dëshmitarëve deri më tani, Policia e Kosovës dje ka arrestuar të dyshuarin E. B. mashkull/boshnjak, i cili është shoqëruar në Polici.

“Në konsultim me prokurorin kompetent i dyshuari i lartcekur është intervistuar nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” për periudhën e viteve 1998/99 në një fshat në komunën e Istogut. Pas intervistimit të palës në prezencë të avokatit, prokurori i çështjes ka lëshuar aktvendim për arrestim të përkohshëm dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim. 

Exit mobile version