UBT News

Dyqanet ushqimore në Kosovë po përpiqen t’u përmbahen masave anti-covid

Në hyrje të dyqaneve ushqimore bien në pah mbishkrimet: Mbaje distancën, vendose maskën. Shitësi po kujdesen për respektimin e masave anti-covid të shpallura nga Qeveria e Kosovës e gjithashtu edhe për mbrojtjen e shëndetit të tyre por edhe të klientëve.

Pothuajse në çdo supermarket rregullat anti Covid bien në sy.  E duke i parë ato, rritet edhe ndjenja për respektimin e tyre.

UBTNEWS ishte në disa supermarkete për të parë sa po respektohen masat  e vendosura nga shteti. Në shumicën prej tyre vërehej tendenca e blerësve për të qëndruar në distancë ndaj njëri-tjetrit e të cilët pothuajse pa përjashtim mbanin maska.

Edhe masat ndëshkuese e kanë bërë të veten. Dënimet për shkelësit janë të vazhdueshme gjë që ka shtyrë të gjithë që të jenë më të kujdesshëm në respektimin e këtyre masave.

Për shkelje më të lehta tërhiqet vërejtja nëdrsa për shkeljet tjera që konsiderohen si thyerje e masave mbrojtëse  gjobat nisin nga 35 euro.   

Edhe pse ka filluar vaksinimi kundër Covid 19, kjo nuk do të thotë se pandemisë po i vie fundi. Duhet te vazhduar respektimi i masave parandaluese në menyrë që të zvogëlohet numri i te infektuarve.     

(Vlera Zymberi, Media dhe Komunikim)

Exit mobile version