Në hyrje të dyqaneve ushqimore bien në pah mbishkrimet: Mbaje distancën, vendose maskën. Shitësi po kujdesen për respektimin e masave anti-covid të shpallura nga Qeveria e Kosovës e gjithashtu edhe për mbrojtjen e shëndetit të tyre por edhe të klientëve.
Pothuajse në çdo supermarket rregullat anti Covid bien në sy. E duke i parë ato, rritet edhe ndjenja për respektimin e tyre.
UBTNEWS ishte në disa supermarkete për të parë sa po respektohen masat e vendosura nga shteti. Në shumicën prej tyre vërehej tendenca e blerësve për të qëndruar në distancë ndaj njëri-tjetrit e të cilët pothuajse pa përjashtim mbanin maska.
Edhe masat ndëshkuese e kanë bërë të veten. Dënimet për shkelësit janë të vazhdueshme gjë që ka shtyrë të gjithë që të jenë më të kujdesshëm në respektimin e këtyre masave.
Për shkelje më të lehta tërhiqet vërejtja nëdrsa për shkeljet tjera që konsiderohen si thyerje e masave mbrojtëse gjobat nisin nga 35 euro.
Edhe pse ka filluar vaksinimi kundër Covid 19, kjo nuk do të thotë se pandemisë po i vie fundi. Duhet te vazhduar respektimi i masave parandaluese në menyrë që të zvogëlohet numri i te infektuarve.
(Vlera Zymberi, Media dhe Komunikim)