Në Kosovë u raportuan të martën 12 raste të reja me koronavirus.
Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,668 mostrave, tha Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas njoftimit, në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 119 pacientë.
Me këto shifra, sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 107,595, i viktimave në 2,250 dhe i të shëruarve në 105,107.
Raste aktive aktualisht janë 238.
Të martën, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se mbi 320,000 qytetarë pritet të vaksinohen brenda një muaji.
Sipas IKSHPK-së, prejse ka nisur vaksinimi në fund të marsit, në Kosovë janë vaksinuar 102,598 persona. Prej tyre, 11,019 janë vaksinuar me dy doza.