UBT News

Dyluftimi në kafaz, Zuckerberg thotë se Musk nuk e ka seriozisht

Elon Musk “nuk e ka seriozisht” idenë e dyluftimit në kafaz dhe “ka ardhur koha që të ecim përpara”, tha Mark Zuckerberg.

Përmes një postimi në rrjetin social Threads, shefi i Meta-s tha se i kishte ofruar Musk të zgjidhte një datë, por sipërmarrësi rival kishte nxjerrë vetëm justifikime.

Musk tha mëngjesën e së dielës se ishte i gatshëm për dyluftimin që nga dita e hënë. Miliarderët ranë dakord për dyluftimin në kafaz gjatë muajit qershor duke tërhequr vëmendje të madhe të mediave.

Pavarësisht se vijuan të ngacmonin njëri-tjetrin prej muajsh, rivalët ende nuk kanë përcaktuar një datë duke ngritur dyshime nëse e kanë seriozisht.

Lufta e fjalëve mori një ritëm tjetër me debutimin e threads gjatë muajit korrik ku aplikacioni rival i X, ish Twitter, tërhoqi 100 milionë regjistrime në më pak se një javë.

Ajo shifër tashmë ka rënë dhe X mbetet përpara me 350 milionë përdorues ndërsa Musk kishte kërcënuar Facebook me padi për vjedhje të sekreteve tregtare.

Meta mohoi akuzat. Javën e kaluar Zuckerberg tha se kishte propozuar që dyluftimi në kafaz të bëhej më 26 gusht. Më pas ditën e Premte Ministri Italian i Kulturës tha se kishte folur me Elon Musk për të organizuar dyluftimin në Itali si një eveniment bamirësie. Madje Musk sugjeroi se do të kishte një temë të Romës së Lashtë. Por të dielën shefi i Metës postoi në Threads duke thënë se Elon nuk e konfirmon një datë duke thënë se ka nevojë për një ndërhyrje dhe tani dëshiron të bëjë praktikë. Duke ju përgjigjur në X, bosi i Meta e quajtur Zuckerberg një pulë./PCWorld Albanian

Exit mobile version