UBT News

Dylli i veshit mund ta parashikojë sëmundjen e Parkinsonit

Studiuesit nga “American Chemical Society” po pretendojnë se kanë zhvilluar një sistem të ri që ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjes neurologjike, Parkinson.

Ky zbulim lidhet me erën e veçantë të sebumit, përbërës kryesor i dyllit të veshit, është substancë yndyrore që trupi e prodhon për të mbrojtur dhe lubrifikuar lëkurën. Studiuesit kanë deklaruar se te personat me Parkinson, sebumi mund të marrë një erë karakteristike dhe paksa të rëndë, pasi sëmundja ndikon në mënyrën se si trupi prodhon komponimet organike që lëshohen përmes sebumit, ka raportuar The Independent.

Çdo vit, rreth 90,000 persona diagnostikohen me Parkinson në Shtetet e Bashkuara, dhe numri i vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje është rritur dukshëm në dekadat e fundit. Lidhja në mes të erës së sebumit dhe sëmundjes së Parkinsonit është vërejtur edhe në studime tjera, tani ekspertët kanë arritur të identifikojnë disa komponime specifike që mund të shërbejnë si shenja biologjike të Parkinsonit.

Morën mostra nga kanalet e 209 personave, ku më shumë se gjysma ishin të diagnostikuar me Parkinson, mostrat u analizuan me teknika të avancuara të:

-Kromatografisë së gazit (analizë që tregon se cilët përbërës janë të pranishëm në një mostër dhe ndihmon të kuptohet saktësisht se çfarë substancash përmban dylli i veshit), si dhe

-Spektrometrisë së masës (analizë që ndihmon të identifikohen me saktësi se cilat janë përbërësit kimikë që gjenden në mostër dhe në çfarë sasie janë).

Studiuesit kanë zbuluar se te personat me Parkinson, katër komponime organike ishin të ndryshme krahasuar me ata që nuk kishin sëmundjen. Këtu përfshihen komponimet e quajtura Ethylbenzene, 4-ethyltoluene, Pentanal, 2-pentadecyl-1 dhe 3-dioxolane.

Këto komponime shërbejnë si shenja për diagnostikimin e Parkinsonit, krijuan sistem që përdoret si metodë praktike për zbulimin e hershëm të Parkinsonit, studiuesit ndërtuan sistem të inteligjencës artificiale që simulon nuhatjen njerëzore, model robotik që mund të “ndiej” aromën duke përdorur të dhënat nga dylli i veshit. Sistemi ishte në gjendje të dallonte me 94 për qind saktësi mostrat e njerëzve me Parkinson nga ata pa sëmundjen.

Aktualisht, rreth 1.1 milionë amerikanë jetojnë me Parkinson.

Ekspertët kanë bërë të ditur se zbulimi i hershëm është shumë i rëndësishëm, sepse shumica e trajtimeve ekzistuese vetëm e ngadalësojnë përparimin e sëmundjes, por nuk e shërojnë. Sipas tyre, metodat aktuale të diagnostikimit janë të kushtueshme dhe ndonjëherë të paqarta.

Studiuesit kanë deklaruar se ky sistem me inteligjencë artificiale mund të përdoret si mjet i shpejtë dhe i parë për të zbuluar sëmundjen në fazat e hershme.

“Kjo metodë është në fazë fillestare, është testuar vetëm në një qendër kërkimore në Kinë. Hapi i radhës është të zhvillojmë studime në faza të ndryshme të sëmundjes, në qendra dhe grupe të ndryshme etnike, për të vlerësuar nëse kjo metodë ka vlerë praktike më të gjerë”, ka shpjeguar autori Hao Dong.

Exit mobile version