Dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) janë kapur duke kontrabanduar mallra nga Serbia në mëngjesin e së enjtes së 1 shkurtit në Bistricë të Leposaviqit.
Dy zyrtarët e dyshuar, Lazar Peroviq dhe Tomislav Janiçjeviq kanë qenë duke punuar në “Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme të ATK-së” me seli në Prishtinë.