Ende nuk dihet asgjë për tualetin 18-karatësh të arit dhe askush s’është akuzuar për vjedhjen që ndodhi dy vite më parë.
Tualeti i titulluar Amerika, u vodh nga një ekspozitë arti në Pallatin Blenheim në Oxfordshire, në orët e para të 14 shtatorit të vitit 2019. Në atë kohë kishte vlerën 6 milionë dollarë. Shtatë persona të dyshuar janë arrestuar lidhur me rastin, por asnjëri nga ta s’u akuzua.
Një bandë theu shtëpinë e shekullit të 18-të dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme meqë tualeti ishte i ngjitur në ndërtesë.
Ishte në pronësi të një personi dhe ishte pjesë e një ekspozite të artistit Italian, Maurizio Cattelan për dy ditë, para se ta vidhnin.
Policia e Thames Valley tha se të gjithë të arrestuarit ishin liruar, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë dhe asnjë akuzë nuk u ngrit./UBTNews