Njësitet e kërkimit të shpëtimit, vullnetarë të shumtë, njësitet e Policisë e të FSK-së, u bënë bashkë për të kërkuar dy vjeçarin Tian Krasniqi nga Tërpeza e Malishevës që kishte humbur dje.
ai është gjetur sot jo larg shtëpisë së tij.
Nga komuna e Malishevës kanë treguar se dy vjeçari është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Sot para mesditës, pas një operacioni të gjerë të kërkimit, është gjetur shëndosh e mirë, Tian Krasniqi, dy vjeç, nga Tërpeza, i cili dje në orët e vona të pasdites ishte larguar nga shtëpia. Tiani është gjetur jo larg shtëpisë, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjendja e mirë e shëndetësore është konfirmuar pas kontrollit mjekësor të kryer në urgjencën e QKMF-së në Malishevë”, thueht në komunikatën e komunës.
Pas gjetjes së fëmijës, në emër të Komunës së Malishevës, nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në kërkim dhe e kanë gjetur Tianin.
“Në emër të Komunës së Malishevës, i falënderoj të gjitha njësitë e kërkim shpëtimit, vullnetarët e shumtë dhe banorët e Tërpezës, për angazhimin e pashoq të treguar në gjetjen fëmijës”, ka thënë nënkryetari Berisha, duke i falënderuar të gjithë për gjetjen e dy vjeçarit.
Po ashtu edhe familja Krasniqi edhe fshati Tërpezë, përmes deklarimeve të ndryshme, i kanë falënderuar të gjithë për angazhimin e tyre në gjetjen e djalit.