Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si dhe u konfirmuan edhe 18 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se në 24 orët e fundit nga COVID-19 u shëruan shtatë persona.
Raste aktive me COVID-19 janë 121.