Dy persona kanë vdekur dhe 770 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 1 mijë e 589 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 16 mijë e 28.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 319 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 798 mijë e 980 doza të vaksinës.
Deri më sot 809 mijë e 982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 92 mijë e 117 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./UBTNews