UBT News

Dy viktima dhe 427 raste të reja me COVID-19

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan dy raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 dhe u regjistruan 427 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 31 pacientë që ishin të prekur me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 811.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 541 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 704 mijë e 633 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version