Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 373 raste të reja pozitive prej 3 mijë e 139 testimeve dhe janë shëruar 1 mijë e 710 pacientë. Aktualisht numri i rasteve aktive është 9 mijë e 461.
Brenda 24 orëve në Kosovë janë vaksinuar 1 mijë e 427 persona, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 802 mijë e 978 doza të vaksinës kundër COVID-19.
811 mijë e 331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë si dhe janë dhënë 94 mijë e 149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews