UBT News

Dy viktima dhe 31 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur dhe 31 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 31 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 591.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 822 mijë e 98 doza të vaksinës.

Deri më sot 820 mijë e 402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 100 mijë e 56 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version