Dy persona kanë vdekur dhe 2 mijë e 707 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 556 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 21 mijë e 668.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 492 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse që nga fillimi i procesit të vaksinimit u dhanë 1 milion e 754 mijë e 334 doza të vaksinës. 802 mijë e 301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, 44 mijë e 143 me dozë përforcuese dhe 16 mijë e 991 me dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews