UBT News

Dy viktima dhe 183 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur dhe 183 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 713 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 4 mijë e 541.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 807 mijë e 323 doza të vaksinës. Deri më sot 813 mijë e 99 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, dhe janë dhënë 95 mijë e 935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version