Dy vetura, në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur mbrëmë në Zubin Potok.
Lajmin e ka konfimuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, i cili ka informuar se veturat e djegura ishin me targa RKS.
Ndërsa, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, lidhur me djegien e veturave, ka potencuar se strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok.
“Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, 🇽🇰targat e veturave janë të vetmet targa legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.