UBT News

Dy vende të Evropës lehtësojnë masat antiCOVID

Derisa disa vende të Evropës janë nën masa të izolimit, dy vende evropiane filluan lehtësimin e masave nga e hëna.

Portugalia po hyn në fazën e dytë të lehtësimit të masave, teksa muzetë, kafenetë dhe disa shkolla do të hapen nga sot. Qeveria e Portugalisë në janar mori vendim për mbyllje të vendit pas rritjes së rasteve.

Megjithatë, qeveria të dielën prezantoi një plan që të lejojë udhëtimin e njerëzve drejt Spanjës.

Në Greqi, disa dyqane janë hapur sot, pavarësisht numrit të madh të rasteve. Masat që janë në fuqi do të vlejnë, teksa numri i njerëzve në dyqane do të jetë i kufizuar. Këto ndryshime nuk do të vlejnë në vendet me shkallë të lartë të infeksionit, përfshirë Athinën dhe tri rajone veriore./UBTNews

Exit mobile version