Dy vëllezër nga komuna e Ferizajt kanë vdekur brenda pak ditësh si pasojë e COVID-19.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të dy vëllezërve Bucaliu, ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe mbarë Ferizajn, miqtë e të njohurit e të ndjerëve. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Bucaliu.
“Më lejoni që në emër të qytetarëve ferizajas, familjes së nderuar Bucaliu, t’iu shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e familjarëve të tyre, Agron dhe Adnan Bucaliu. Ata kaluan në amshim në moshë të re, shumë pak ditë nga njëri-tjetri, për t’u bashkuar përgjithmonë në amshim, e për ta mbajtur të bashkuar fortë , kujtimin e tyre nga familja e shoqëria”, theksoi ai mes tjerash./UBTNews