UBT News

Dy vëllezër nga Deçani u goditën për vdekje nga treni në Gjermani

Dy vëllezër nga Deçani kanë vdekur si pasojë e goditjes nga treni në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë.

Lajmin e ka konfirmuar i pari i komunës, Bashkim Ramosaj, përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka bërë të ditur se vëllezërit janë njëri i moshës 13 vjeçare dhe tjetri i moshës 17 vjeçare.

“Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare.Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune.”, shkroi Ramosaj në Facebook.

Kryetari i Deçanit i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve./UBTNews

Exit mobile version