Policia njofton për dy vdekje në Leposaviq dhe Zveçan. Në Leposaviq ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore dhe me kërkesë të familjes trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoninë e varrimit.
Ndërsa në Zveçan një person i gjinisë mashkullore ka humbur kontrollin mbi traktorin teksa po e drejtonte dhe për pasojë ka marrë lëndime vdekjeprurëse.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË/ Leposaviq 16.10.2022 – 12:30. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësia policore dhe ekipi mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me kërkesë të familjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoni varrimi.
INCIDENT ( VDEKJE E DYSHIMTË) /Zveqan 16.10.2020-17:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.