Dy vajza (njëra e mitur), nga komuna e Ferizajit që nga muaji gusht kishin dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Rastin e ka raportuar në polici nëna e tyre, e cila njoftoi se me to kishte pasur kontakt deri para disa ditësh, por tani e ka humbur kontaktin me to.
“Ankuesja f/k ka raportuar se prej muajit gusht të vitit 2020 dy vajzat e saj viktimat f/k njëra e mitur kishin dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Sipas ankueses ajo me vajzat përmes telefonit dhe në rrjete sociale deri para disa ditëve kishte pas kontakte të cilat i kishin thënë jemi duke jetuar në Prishtinë por më nuk ka kontakte”, njofton policia./UBTNews