Aktiviteti fizik është mjaft i rëndësishëm edhe për të shmangur goditjet në tru. Sipas ekspertëve, dy lloj ushtrimesh cilësohen si më efektive në këtë drejtim.
Nëse ushtroheni me biçikletë dhe bëni vrap në moshë të mesme, atëherë minimizoni shanset për t’u prekur nga goditjet në tru në një moshë më të madhe.
Sipas hulumtuesve, nëse kryeni këto aktivitete në mënyrë të rregullt në moshën 40-vjeçare, atëherë ju do t’i keni enët e gjakut njësoj si një 16-vjeçar kur të jeni në moshën 70-vjeçare.
Sipas neurologut James Faber, studimet kanë treguar se ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru.