UBT News

Dy të vdekur si pasojë e të shtënave në fabrikën e Mercedes-Benz në Gjermani

Dy persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave në një fabrikë të Mercedes-Benz në Sindelfingen të Gjermanisë jugore të enjten, njoftuan policia dhe kompania.

Autori i rastit është arrestuar dhe thuhet se nuk ka rrezik për punonjësit e fabrikës.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga lajmi tragjik nga Sindelfingen këtë mëngjes. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë kolegët në vend”, thuhet në deklaratën e Mercedes-Benz./UBTNews/

Exit mobile version