Dy persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një tërmet me magnitudë 6,2 ballë që tronditi ishullin indonezian të Sumatrës.
USGS që është Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ky tërmet u regjistrua në thellësi prej 12 kilometrash, 66 kilometra në veriperëndim të qytetit Bukittinggi në Sumatrën perëndimore, në veri të ishullit.
Edhe shtetet fqinje, Riau, Sumatra e Veriut, Singapori dhe Malajzi e ndjenë këtë tërmet./UBTNews/